Gjatë viteve 1980-’90, një revistë britanik definoi stilin rinor dhe qasje e revistave për kulturë – siç tregon një ekspozitë e re me imazhet e publikuara në revistën “Face”.
Nga: Mee-Lai Stone / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Kate Moss nga Glen Luchford, mars 1993: Nga viti 1980 deri më 2004, revista Face luajti një rol jetik në krijimin e kulturës bashkëkohore. Muzikantët e shfaqur në kopertinat e saj arritën sukses global dhe modelet që ajo promovoi – duke përfshirë vajzën e re Kate Moss – u bënë fytyrat më të njohura të kohës. Një ekspozitë e re shfaq disa nga portretet më ikonike të Face-it. Ekspozita Revista “Face”: Zhvendosja Kulturore [The Face Magazine: Culture Shift] – në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër – është e hapur deri më 18 maj.
Kim Wilde nga çifti Davies dhe Starr, mars 1982: Revista Face, që u lansua në maj 1980, u bë shpejt një revistë kulti që funksiononte jashtë rrjedhës kryesore, por rezultoi me ndikim të madh në formësimin e shijeve të rinisë së kombit. Kopertina e revistës u bë shpejt vendi për t’u parë dhe, me yjet e popit që kërkonin për t’u shfaqur në faqet e revistës, redaktori Nick Logan mund të përballonte qasjen selektive. Siç ka thënë ai: “Askush nuk mund ta angazhonte Kim Wildein për një pasdite – por, ajo e bëri këtë për Face-in”.
Iggy Pop nga Robert Erdmann, dhjetor 1986: Fotografët e kishin idenë se revista është ajo ku mund të merreshe seriozisht në aspektin fotografik, por edhe gazetaresk. Gjithnjë e më shumë, portretet e saj u bënë imazhet me të cilat definoheshin yjet e muzikës.
Sade nga Jamie Morgan, prill 1984: Face u themelua nga Nick Logan, i cili në vitet ‘70 të shekullit XX lansoi me sukses revistën muzikore për adoleshentë, Smash Hits.
Boy George nga Derek Ridgers, gusht 1982: Neville Brody, drejtori i parë artistik në Face, ka thënë më vonë: “Londra ishte një vend i lulëzuar, kumbues, frymëzues, emocionues për të jetuar në atë kohë, ku gjithçka ishte e mundur”.
Run-DMC dhe miqtë nga Janette Beckman, nëntor 1984: Në vend që të përdornin poza të zakonshme promocionale që shfaqeshin në të përjavshmet muzikore, lista e kontribuuesve në numrin e parë lexohet si kush është kush nga fotografët më të famshëm të skenës muzikore të asaj dekade.
Madonna nga Jean Baptiste Mondino, qershor 1990: Ky imazh u përdor në kopertinën e Face-it në qershor 1990. Fotografëve në revistë iu dha hapësira dhe liria për të krijuar imazhe ikonike.
Normski nga Jake Chessum, dhjetor 1992: Sabina Jaskot-Gill, kuratore e fotografive në Galerinë Kombëtare të Portreteve, ka shkruar: “Face ka qenë titull gjurmëlënës që nga viti 1980, jo vetëm duke dokumentuar peizazhin bashkëkohor kulturor, por duke luajtur një rol jetësor në shpikjen dhe rishpikjen e tij. Brenda faqeve të saj, Face ka prodhuar disa nga fotografitë më inovative të modës dhe të portreteve të kohës së saj”.
Bridget Hall nga David Sims, janar 1998: Logan vuri re një boshllëk në treg për një revistë mujore që synonte një audiencë të të rinjve të interesuar për një gamë të gjerë temash që nuk shfaqeshin në botimet e modës, revistat adoleshente ose të përjavshmet muzikore. Duke bërë këtë, ai shpiku një zhanër të ri: revistën e stilit
Kylie Minogue nga Norbert Schoerner, qershor 1994: Face-i drejtoi ndikimin e stilistëve në fotografinë e revistave. Së shpejti ajo shpalli veten “revista e veshur më së miri në botë”.
Kate Moss, fotografuar dhe stilizuar nga dyshja Inez & Vinoodh, shtator 1994: Fotografët, përfshirë Norbert Schoernerin (bashkëkurator i kësaj ekspozite) dhe Inez & Vinoodh përqafuan manipulimin e imazhit dhe përdorimin e programeve grafike kompjuterike, si Quantel Paintbox dhe Photoshop për të krijuar një gjuhë të re vizuale për fotografinë e modës.
Vajzat në biçikleta nga Elaine Constantine, dhjetor 1997: Më vonë gjatë dekadës, fotografët u larguan nga teknologjitë dixhitale. Elaine Constantine i fotografonte imazhet e saj në vendet publike, duke përdorur blic për të krijuar ngjyra intensive dhe të gjalla që ngjallnin kujtime nostalgjike të rebelimit të adoleshentëve.
Rikthimi i kalorësit të errët me Alexander McQueenin, nga Sean Ellis (stilizuar nga Isabella Blow), gusht 1998: Stilistët, duke përfshirë emrat si Polly Banks dhe Isabella Blow, kishin gjithashtu ndikim në këto stile të ndryshimit të imazheve gjatë viteve ’90 të shekullit XX. Gjatë gjithë historisë së revistës, Face u lejoi fotografëve dhe stilistëve një platformë për të eksperimentuar dhe shtyrë modën dhe fotografinë e portreteve në drejtime të reja emocionuese.
André 3000 nga James Dimmock, dhjetor 2000: Ndërsa fotografia evoluoi në vitet ‘90 të shekullit XX, nga formatet analoge në dixhitale, Face ishte në ballë të eksplorimit të potencialit të programeve të reja të manipulimit të imazheve, të cilat rezultuan në imazhe të guximshme, shumëngjyrëshe dhe “hiper-reale”. Kjo ndihmoi në shtytjen e fotografisë së modës në një drejtim të ri – një rikthim në magjepsje, por me një qasje bashkëkohore.
Dalldia nga Elaine Constantine, tetor 1997: Face ndaloi botimin në vitin 2004, por 15 vjet më vonë u rilansua në shtyp dhe në internet, brenda një peizazhi të ndryshuar rrënjësisht të botimeve.
Shpërfillur/Përfillur nga Miles Aldridge, shkurt 2003: Duke lundruar në këtë terren të ri, Face-i ka vazhduar vizionin origjinal të Loganit për një revistë krijuese dhe gjithëpërfshirëse, duke përkrahur talentet e reja në fotografi, modë, muzikë dhe dizajn grafik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përgjigja Malcolmit, për teoritë serbe për shqiptarët e Kosovës

Enver Hoxha punonte katër orë në ditë, pushonte dy herë në vit nga tre muaj

Shqiptarët në Mesjetë mbanin "dy emra"

Kur shkrimi i dorës zbërthen karakterin

Osmanët në Luftën e Parë Botërore dhe rreshtimi i shqiptarëve krah tyre
Josif Bageri, një legjendë e etnisë shqiptare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi