Disa fotografi prekëse tregojnë legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, duke shijuar një udhëtim familjar në Disneyland vetëm disa javë para rrëzimit tragjik të helikopterit që e la të vdekur atë dhe vajzën e tij 13-vjeçare, Giannan.

Kobe, 41-vjeç, dhe gruaja e tij, Vanessa, 37-vjeçe, ishin fotografuar me Gianna dhe dy vajzat e tjera të tyre, Natalia, 17, dhe Bianka, 4, teksa po kalonin kohë të mirë pranë njëri-tjetrit.


Vajza e tyre e katërt, Capri, ishte vetëm katërmuajshe prandaj nuk arriti të shijojë udhëtimin me familjen në muajin tetor.

23969096 7937257 Kobe Bryant was pictured at Disneyland with daughter Bianka four m 28 1580202531535 Kobe Bryant dhe familja e tij në 'Disneyland' (Foto: Marksman MEGA)

Në një moment, ata janë parë duke takuar Minnie Mouse dhe në një foto Kobe mban mbi supe Biankan, ndërsa ishte e rrethuar nga bashkëshortja dhe vajzat e tjera.

Familja e tij e mrekullueshme thuhet se kanë qenë vizitorë të shpeshtë në Disneyland - katër herë në muaj - me Kobe dhe Vanessa që shkonin ndonjëherë vetë për të shijuar atmosferën që krijohet atje.

Në të vërtetë, Kobe me gruan Vanessan udhëtuan drejt Francës më 28 nëntor për të festuar takimin e tyre të parë, para 20 vitesh.

23969106 7937257 image a 11 1580199728952 Kobe Bryant dhe familja e tij në 'Disneyland' (Foto: Marksman/MEGA)

Me këtë rast, ai bëri një postim në llogarinë zyrtare, Instagram, duke thënë: “Në këtë ditë, 20 vite më parë unë takova shoqen më të mirë, mbretëreshën time”.

“Vendosa të udhëtojmë në Disneyland në këtë datë për të festuar në stilin e vjetër".

Ai u takua me Vanessan në vitin 1999 kur ajo ishte vetëm 17-vjeçe dhe po punonte si një modele në sfond në një video muzikore, teksa të dy u fejuan gjashtë muaj më vonë dhe më pas u martuan në 2001.

23969094 7937257 image m 26 1580201605655 Kobe Bryant dhe familja e tij në 'Disneyland' (Foto: Marksman/MEGA)

Ndryshe, legjenda e NBA-së Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna ndërruan jetë pas një aksidenti tragjik me helikopter të dielën në mëngjes.

Babë e bijë ishin së bashku edhe me shtatë persona të tjerë, derisa helikopteri u rrëzua në bjeshkët e Los Angelesit. /Telegrafi/

23961262 7937257 Kobe Bryant 41 and his daughter Gianna 13 were killed when helic a 3 1580199177214 Kobe Bryant dhe familja e tij (Foto: Instagram)