10 fotografët nga Shqipëria dhe Kosova sapo janë kthyer nga një ekspeditë 8 ditore në Kenia dhe, përmes 20 fotove, sollën në bregun e Liqenit të Shkodrës, në Shirokë, pamje të botës së egër atje.
Sipas fotografit dhe pedagogut Ilir Hebovija, kjo është një përpjekje për të dëshmuar nevojën e një vëmendje më të madhe ndaj mjedisit dhe ekosistemit të pasur natyror në Liqenin e Shkodrës, por edhe në zonat e tjera të mbrojtura në Shqipëri.
“Në të gjithë kuadrin e ekspeditave, që bëjmë në Shqipëri dhe jashtë shtetit, kemi sjellë Afrikën në Shqipëri. Por, jo thjesht për ta sjellë si fotografi, por për të bërë edhe një lloj sensibilizimi se si respektohet natyra atje dhe se si duhet të kujdesemi ne për natyrën, të mirat që sjell natyra edhe tek individi. Përgjithësisht, tek harmonizimi dhe harmonia që ekziston mes njeriut dhe kafshëve në një vend që vërtetë është i varfër, por ka kujdes shumë të madh për natyrën dhe për ekosistemin”, thotë ai.
Të dhjetë fotografët nga Kosova dhe Shqipëria kanë profesione të ndryshme, por ata i bashkon pasioni për fotografinë dhe dëshira për të dokumentuar pasurinë e botës së egër, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Pedagogu Ilir Hebovija thotë se edhe në zonat e mbrojtuara ndotja është e madhe dhe se, përveç gjuetisë së jashtëligjshme, ajo është një rrezik i përhershëm për botën e egër të kafshëve dhe shpendëve.
“Jemi të papërgjegjshëm për t’u kujdesur për natyrën. Gjithçka që ne hedhim poshtë na kthehet në një mënyrë apo në një tjetër. Ne kemi shëtitur në një park që është rreth 25 mijë metër katrorë në Kenia, por ama, nëse ti arrije të mblidhje një qese me mbeturina ishte një humbje shumë e madhe, ndërsa këtu, nëse lëviz 5 metra merr një thes me mbeturina”, thotë ai.
Pjesë e grupit prej 10 fotografësh të botës së egër është edhe mjeku stomatolog Granit Hyseni nga Kosova. Ai thotë se të gjithë i bashkon pasioni për fotografinë dhe se tashmë kanë realizuar disa ekspedita fotografimi, duke evidentuar pasurinë e faunës së egër, problematikat dhe nevojën e ruajtjes së saj, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Ai thotë se mbeturinat e hedhura kudo vazhdojnë të jenë një nga armiqtë kryesor të faunës së egër në të dy vendet.
“Normalisht, në ato vende që kanë qenë të qeta dhe të pastërta nga mbetjet, nga plehrat, aty ka pasë gjallëri. Ndoshta kjo ka qenë një lloj sensibilizimi edhe për vetë qeveritë tona, që t’a duam natyrën më shumë, ta ruajmë atë dhe ta mbajmë ambientin më të pastër”, thotë ai.
Këtë javë, Shqipëria zgjati edhe me 5 vite moratoriumin që ndalon ushtrimin e aktivitetit të gjuetisë, moratorium që synon përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër si objekt gjuetie.
Aktori dhe aktivisti shoqëror, Florjan Binaj, i cili me pasionin e tij gati 23 vjeçar për fotografinë i është bashkuar grupit të fotografëve të botës së egër, thotë se krahas ndalimit të gjuetisë, është e nevojshme që në shkolla të zhvillohet edukimi mbi rëndësinë që ka mjedisi dhe ekosistemi natyror për shoqërinë dhe individin.
“Kudo ku shkojmë ka gëzhoja armësh, gëzhoja gjuetie. Kudo ku shkojmë shpendët, kafshët tremben jashtë mase nga njeriu. Pra, kanë krijuar një lloj frike të llahtarshme. Edhe më vjen shumë mirë që është shtyrë moratoriumi edhe me 5 vite të tjera. Por, duhet të fillojë që nga edukimi në shkolla për të mësuar se çfarë rëndësie ka thjesht ky zinxhiri ushqimor, që jemi edhe ne, me qëllim që të jemi në një lloj ekuilibri, të cilin e ka vendosur natyra”, thotë ai.
Pas vitit 1990 në Shqipëri, për një periudhë gati 20 vjeçare, pati një gjueti masive dhe të vazhdueshme të shpendëve dhe kafshëve të egra, që çoi në pakësimin e numrit të tyre dhe rrezikimin e disa prej llojeve.
Që nga viti 2014, Shqipëria ka shpallur moratoriumin që ndalon gjuetinë e llojeve të faunës së egër, një përpjekje kjo e vështirë dhe e kundërshtuar nga shoqatat e gjuetarëve. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në Ministrinë amë

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit