LAJMI I FUNDIT:

Forumi për Investime në Prizren sjellë 60 biznese nga diaspora

Forumi për Investime në Prizren sjellë 60 biznese nga diaspora

Më 5, 6 dhe 7 korrik do të jenë datat në të cilat do të zhvillohet Forumi i Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, i cili organizohet në Prizren nga organizata Germin në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe partnerë të tjerë, të cilët do të sjellin së bashku 60 biznese nga diaspora dhe vendet tjera.

Në këtë forum si të parin e këtij lloji në nivel lokal, Komuna e Prizrenit gjatë ditës së dytë, do të prezantojë vizionin dhe projektet kapitale për investitorët potencial të këtij qyteti.

Disa nga projektet që do të prezantohen janë: Parqet e Biznesit (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve) dhe Zona Ekonomike, Vizioni për Reciklimin dhe Ngrohtoren e Qytetit, Strategjia e Turzimit (Projekti i Teleferikut), Reforma në Shërbimet Administrative (One Stop Shop), etj.


Ndërsa në pjesën e dytë organizohen tre panele të cilat do të mbahen në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ish-kampi i KFOR-it gjerman). Në këto panele të diskutimit do të trajtohet ambienti biznesor në Kosovë, potenciali i diasporës dhe mundësitë e krijimit të urave bashkëpunuese për investime.

Takimet bizneset tek bizneset (B2B), dhe lansimi i Zyrës së Diasporës do të jenë aktivitet përmbyllëse të cilat mbahen më 7 korrik 2019.

Forumi i Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit hapet më 5 korrik 2019, nga ora 19:00 në kompleksin e “Lidhjes së Prizreni”. /Telegrafi/