Forum i parë i rajonit të Pollogut, një milionë franga për tetë rajonet planore
![Forum i parë i rajonit të Pollogut, një milionë franga për tetë rajonet planore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shqiptari-mori-gjysm-euml-milioni-franga-duke-aktruar-23-vite-si-invalid-n-euml-zvic-euml-r_hd-780x439.jpg)
Një milionë franga zvicerane janë dedikuar për të gjitha tetë rajonet planore të shtetit për projekte të cilat do të përzgjidhen në secilin prej rajoneve adekuate planore. Këtë e paralajmëroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu në sesionin e Rajonit planor të Pollogut që u mbajt në Kodrën e Diellit.
Për Rajonin planor të Pollogut në kuadër të këtij programi janë përcaktuar rreth 110 mijë franga zvicerane. Aktivitetin e zbaton Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në kuadër të projektit “Zhvillim i qëndrueshëm dhe inkluziv i balancuar rajonal”, financiarisht i mbështetur nga ana e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC).
“Zhvillimi i balancuar rajonal duhet të jetë imperativ i tërë politikës shtetërore në këtë drejtim. Ky është qëllimi edhe i këtij projekti që Ministria jonë e realizon me Ambasadën zvicerane. Përmes forumeve të tilla të bashkësive, vetë qytetarët së bashku me përfaqësuesit e sektorit të biznesit do të mund t’i tregojnë prioritetet e tyre dhe çka u është më shumë e nevojshme që duhet të financohen. Sot është faza e parë, do të kemi edhe dy aktivitete të tilla dhe në takimin e tretë do të vendoset çka është prioriteti më i madh që duhet të marrë mbështetje. Pres se deri në fund të vitit do të fillojë me realizimin e një projekti të tillë në dobi të qytetarëve të secilit rajon planor”, tha ministri Fazliu.
Rreth situatës me decentralizimin në shtet, ministri Fazliu tha se procesi vazhdimisht ndiqet si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga ministria kompetente.
“Në periudhën në vijim në bashkëpunim me misionin e OSBE-së do të bëjmë vlerësimin e ligjin për vetëqeverisje lokale për të parë nëse ai dhe vetë procesi e kanë arritur qëllimin e tyre dhe nëse ka nevojë për ndryshime të tij dhe në cilat pjesë. Rreth intervenimeve që tani më i kanë komunat, deri më tani ne si Ministri kemi formuar grup të punës nga i cili deri në muajin shtator presim analizë të ekspertëve për mënyrën e financimit me bllok dotacione të komunave nëse ai është adekuat dhe këtu duhet të ketë ndryshime”, ka thënë Fazliu.
Kryetarja e Komunës së Tetovës dhe njëherit kryetare e Rajonit planor të Pollogut, Teuta Arifi theksoi se si komunë kanë numër të madh të projekteve përgatitore deri në hapin për dhënien e lejes për ndërtim me qëllim që të jenë më të suksesshëm gjatë konkurseve të donatorëve vendorë dhe të huaj.
“Edhe në konkurset nga donatorët vendorë dhe pushteti qendror, si dhe tek institucionet ndërkombëtare njëra prej kërkesave është të keni dokumentacion të kompletuar. Prandaj marrim pjesë edhe në këto takime dhe debate me qëllim që më mitë të përcaktohen projektet parimore që janë në interes të numrit më të madh të qytetarëve. Si shembull janë projektet tona përgatitore për rindërtim të kopshteve, ndërtimin e kopshtit të ri ku kemi kërkuar mbështetje edhe nga shteti, ujësjellës për një pjesë të fshatrave në komunë, ndërsa në nivel rajonal këto janë së bashku me komunën e Zhelinës për ndërtimin e rrugës Tetovë-Trebosh, si dhe ndërtimi i trotuareve në rrugën rajonale që e lidh Tetovën me Komunën e Tearcës”, tha Arifi.
Për kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari, gatishmëria e vetëqeverisjes së tyre lokale me projekte cilësore ka kontribuuar që ata vitin e kaluar të jenë ndër më të mirët sipas vlerës së investimeve të huaja në shtet.
“Më shumë investime të huaja kemi nga vendet e BE-së si dhe nga Zvicra. Pikërisht nga ky vend kemi marrë rreth 12 milionë euro për ndërtim dhe rindërtim të rrjetit të ujësjellësit në Gostivar si dhe rregullimin e situatës në deponinë rajonale në Rusino. Për fat të keq, obstruksione më të mëdha kemi nga pushteti qendror nëse pasi që jemi komuna më e madhe opozitare sepse në vitin 2018 morëm vetëm rreth 35 mijë euro për ndërtimin e qendrës për palestër në qytet. Shumë me rëndësi në kuadër të aktiviteteve të tilla dhe të ngjashme të bëhet llogari për zhvillim të balancuar rajonal dhe veçanërisht për zhvillim adekuat të komunave rurale të cilat natyrisht kanë më pak mjete në krahasim me komunat e mëdha urbane si Gostivari ose Tetova”, deklaroi Taravari.
Në sesionin e sotëm të forumeve të bashkësive nga Rajoni planor i Pollogut në Kodrën e Diellit morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit për zhvillim të Rajonit planor të Pollogut, kryetarë të Këshillave të komunave nga rajonit planor, përfaqësues të sektorit joqeveritarë dhe të biznesit, si dhe të bashkësive lokale nga rajoni. Sipas organizatorëve të këtyre forumeve do të sillet vendim i cili është projekt parimor nga sfera e turizmit, mjedisit jetësor, infrastrukturës së biznesit dhe inkluzionit social.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/PDK-konference-Bedri-Hamza-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim