Me ndeshjet e javës së 22-të ka përfunduar edhe faza e dytë në kampionatin elitar të futbollit kosovar.

Forma e mirë e Feronikelit ka bërë që futbollistët e kësaj skuadre të dominojnë në formacionin më të mirë të kësaj jave të zgjedhur nga redaksia e Portalit “Telegrafi”.


Në përbërjen më të mirë të javës nuk mungojnë as dy futbollistët e huaj te Drita që kanë ardhur në afatin kalimtar të janarit dhe që po rezultojnë blerje të qëlluara për kampionët në fuqi.

Pas një kohe të gjatë në formacionin më të mirë të javës inkuadrohet edhe një futbollist i KEK-ut.

Telegrafi zgjedh më të mirët e javës:

Portier

I jashtëzakonshëm në lojën e tij në ajër. Një muri i vërtetë për futbollistët kundërshtarë, të cilët po i shohin të zinjtë e ullirit për ta thyer bullgarin e Dritës, Mario Kirev.

Me disa intervenime të tij fantastike në duelin me Ferizajn, i garantoi fitoren kampionëve në fuqi, të cilët triumfuan minimalisht ndaj “Ujqërve” këtë vikend.

Mbrojtja

Tashmë është bërë zakon që mbrojtësit të shënojnë dhe të asistojnë. Edhe këtë javë morën protagonizmin disa prej tyre dhe me të drejtë janë në formacionin e javës.

Me një asist të shkëlqyer për golin e Torvioll Stullqakut dhe telashet që i shkaktoi Abdul Bashirus në duel me Prishtinën i japin me meritë epitetin e mbrojtësit të krahut të djathtë Valmir Kutllovci për tu inkuadruar në formacionin e javës.

53641350 2652207068155362 212215695599992832 n

Me golin e tij në duel ndaj Lirisë në “Përparim Thaqi” të Prizrenit, Edon Pasoma formon dyshen e mbrojtës së bashku me Arbër Prekazin, i cili edhe në duel ndaj Gjilanit shfaqi formën e lartë që po kalon në stinorin pranveror.

53348966 2652208798155189 7747923300344397824 n

Mbrojtjes i jap krah Yll Hoxha. Anësori i Feronikelit isht fantastik edhe njëherë tjetër, teksa kontribuoi me dy asistime për Kastriot Rexhën, i cili i pastroi këpucën Hoxhës për dy golat e realizuar.

Mesfusha

Trajneri Zekirija Ramadani theksoi se Albert Dabiqaj ishte një eksperiment i fituar në duel me Gjilanin.

Mesfushori pejan pati një paraqitje të shkëlqyer këtë fundjavë dhe me të drejtë e fiton epitetin për tu inkuadruar në formacionin e javës.

54155054 2652200364822699 9057013646944632832 n

Partneri i Dabiqajt në mesfushë është dikur ish-bashkëlojtari i tij te Besa e Pejës. Diar Miftaraj zhvilloi një 90-të minutësh briliant në duel me KEK-un, për më tepër e hapi edhe zhbllokoi ndeshjen, teksa realizoi në minutën e tetë të ndeshjes.

52922937 10157773351493538 6003432765826007040 o

Treshen e mesfushës e kompleton fantazisti Zhdrella, i cili ishte i papërmbajtshëm në duel ndaj Trepçës ’89. Shumë vertikalizime dhe shërbime për bashkëlojtarët bënë që ai me të drejtë të jetë pjesë e formacionit të javës.

53279137 10157006238067243 3062852594524225536 o

Sulmi

Megjithëse ka pak vite mbi supe Valmir Veliu i Llapit po tregon një pjekuri të madhe dhe si rezultat i lojës së tij vijnë në shprehje edhe golat. Këtë vikend 18 vjeçari zhbllokoi ndeshjen me Trepçën ’89 dhe krijoi mundësi të pafundme me depërtimet individuale.

54257874 10157010554107243 1470493972043399168 n

Të papërmbajtshëm ishin edhe Kastriot Rexha i Feronikelit që realizoi dy golësh në duel me Gjilanin dhe sulmuesi amerikan i Dritës Kyrian Nwabueze, i cili me një super gol në duel me Ferizajn i dhuroi tre pikëshin e radhës bardhekaltërve.

54521656 2652200331489369 7501264844658573312 n

Formacioni i kësaj jave është formuar në bazë të modulit të lojës 4-3-3. /Telegrafi/

53608564 2603821679651556 3934462451436748800 n 1

telegrafi sport app