LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës në Ligës së Kampionëve

Formacioni më i mirë i javës në Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave, ku u zhvilluan ndeshjet e dyta çerekfinale.

E marta dhe mërkura dhuroi emocione të mëdha me futbollin e Ligës së Kampionëve, pasi u mësuan katër skuadrat gjysmëfinale.

Gjatë të martës, Real Madridi dhe Chelsea dhuruan një super-ndeshje prej 120 minutave, ku Los Blancos kaluan tutje, ndërsa Villarreali shkaktoi befasinë e madhe duke eliminuar Bayern Munichun.


Të mërkurën, Atletico Madridi dhe Manchester City u perkujdesen për një ndeshje shumë të luftuar dhe agresive, me anglezët që kaluan tutje pas barazimit, ndërsa Liverpooli konfirmoi kualifikimin ndaj Benficas.

Nga të gjitha këto ndeshje, pati lojtarë të cilët dhuruan spektakël me paraqitjet e tyre superiore, ku ndihmuan edhe ekipet e tyre për t’u kualifikuar.

Megjithatë, në formacionin e javës të zgjedhur nga Liga e Kampionëve, ka edhe lojtarë të Chelseat, i cili përkundër fitores 3-1 në Madrid, u eliminua.

Antonio Rudiger, Mason Mount dhe Timo Werner janë lojtarët e Chelseat të zgjedhur në formacionin e javës në Ligën e Kampionëve, ndërsa pjesë e tij është edhe Goncalo Ramos i Benficas dhe Reinaldo i Atleticos.

Në portë gjendet Ederson i Cityt, së bashku me bashkëlojtarët e tij Kyle Walker dhe John Stones në mbrojtje.

Pjesa e formacionit janë edhe Konstantinos Tsimikas dhe Roberto Firmino të Liverpoolit, si dhe Luka Modric i Real Madridit.

Befasi është se asnjë lojtarë i Villarrealit nuk gjenden në formacion, as Karim Benzema, i cili shënoi golin e kualifikimit për Mbretërit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori