Kampionati Evropian i grave 2022 përfundoi të dielën në mbrëmje në Wembley, ku Anglia ngriti trofeun e parë për ekipin e femrave.

Ishte një fund i mrekullueshëm i një muaji të shkëlqyer futbolli, në të cilin yjet ndoshta nuk ishin ata që prisnin shumë.

Goal.com ka zgjedhur formacionin me lojtaret që janë paraqitur më së miri në këtë garë.

Aty ka zënë vend edhe shqiptarja Kosovare Asllani që luan te Suedia. Ueb faqja e njohur e ka vlerësuar lartë lojtaren, duke shkruar se edhe pse kundërshtaret e njohin dhe e dinë se çfarë mund të bëjë – nuk e kanë të lehtë ta ndalojë.

Ajo arriti në gjysmëfinale, duke u renditur se e treta për rastet e krijuara, e dyta për asistime, e treta treti për driblime të përfunduara dhe si e dyta për faullet e fituara gjatë turneut, thuhet në vlersimin për Asllanin.


 Më poshtë formacioni më i mirë i euro 2022 për femra

Portier | Daphne van Domselaar (Holandë)

Screenshot 13 2

Mbrojtëse e djathtë| Ona Batlle (Spanjë)

Screenshot 14 2

Mbrojtëse | Millie Bright (Angli)

Screenshot 15 1

Mbrojtëse | Marina Hegering (Gjermani)

Screenshot 16

Mbrojtëse e majtë| Sakina Karchaoui (Francë)

Screenshot 17

Mesfushore | Lena Oberdorf (Gjermani)

Screenshot 18

Mesfushore | Keira Walsh (Angli)

Screenshot 19

Mesfushore | Kosovare Asllani (Suedi)

Screenshot 20

Sulmuese | Beth Mead (Angli)

Screenshot 21

Sulmuese | Alexandra Popp (Gjermani)

Screenshot 22

Sulmuese | Mariona Caldentey (Spanjë)

Screenshot 23

/Telegrafi/

telegrafi sport app