Formacioni i Kosovës për sfidën ndaj Armenisë – Katër ndryshime nga përballja me Islandën

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë disa ndryshime në formacionin bazë për ndeshjen ndaj Armenisë, duke ruajtur një balancë mes eksperiencës dhe energjisë së re, por edhe duke i dhënë mundësi disa lojtarëve të rinj që të tregojnë vlerat e tyre në fushë.
Në portë nuk ka surpriza, dhe në këtë rol do të vazhdojë Amir Sipi, i cili ka treguar stabilitet dhe siguri në ndeshjet e fundit, në mungesë të Arijanet Muric.
Në mbrojtje, vijnë ndryshimet e para të rëndësishme: Ilir Krasniqi zëvendëson Amir Rrahmanin, duke formuar krah mbrojtësve së bashku me Mërgim Vojvodën, Lumbardh Dellovën dhe Leart Paqaradën.
Ky ndryshim në qendër të mbrojtjes synon të fuqizojë qëndrueshmërinë në prapavijë, duke i dhënë shanse lojtarëve që janë në formë të mirë dhe të gatshëm për këtë sfidë.
Në mesfushë dhe sulm, ndryshimet janë më të dukshme. Mesfusha përbëhet nga Elvrs Rexhbeçaj dhe Vesel Demaku, të cilët kanë luajtur edhe në ndeshjen ndaj Islandës dhe janë konfirmuar si pjesë kyçe e strukturës mesfushore. Nga suspendimi kthehet Muharrem Jashari, i cili pritet të sjellë freski dhe energji në mesfushë, duke ndihmuar në organizimin e lojës dhe mbështetjen e sulmit.
Në krahët e sulmit, Ermal Krasniqi mbetet një pikë kyçe, ndërsa në vend të Milot Rashicës, trajneri ka zgjedhur Baton Zabërxhan, i cili do të kërkojë të tregojë vlerat e tij dhe të japë një kontribut të rëndësishëm në fazën sulmuese.
Në krye të sulmit, vendin e Vedat Muriqit e merr Fisnik Asllani, një alternativë e freskët që synon të jetë përherë më aktive dhe më e rrezikshme për mbrojtjen kundërshtare.
Formacioni startues i Kosovës për ndeshjen ndaj Armenisë do të jetë
Portieri: Amir Sipi
Mbrojtja: Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Leart Paqarada
Mesfusha: Muharrem Jashari, Elvrs Rexhbeçaj, Vesel Demaku
Sulmi: Baton Zabërxha, Fisnik Asllani, Ermal Krasniqi
Në krahasim me ndeshjen e fundit kundër Islandës, ku formacioni ishte:
Amir Sipi në portë
Mbrojtja me Mërgim Vojvodën, Amir Rrahmanin, Lumbardh Dellovën dhe Leart Paqaradën
Mesfusha me Vesel Demakun, Elvrs Rexhbeçajn dhe Florent Muslijën
Sulmi me Ermal Krasniqin, Milot Rashicën dhe Vedat Muriqin në krye të sulmit
Ky ndryshim në formacion tregon përpjekjen e trajnerit Foda që të gjejë kombinimin më të mirë për t’i dhënë Kosovës mundësi reale për fitore në këtë përballje të rëndësishme. /Telegrafi/









































