LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i dekadës nga Liga Premier kundër atij të La Liga-s, L’Equipe pyet se kush do ta fitonte përballjen?

Formacioni i dekadës nga Liga Premier kundër atij të La Liga-s, L’Equipe pyet se kush do ta fitonte përballjen?

Kur jemi në përfundim të dekadës, mediat ndërkombëtare kanë filluar të përpilojnë formacionin e dekadës për të gjitha top pesë ligat evropiane.

Sa i përket garave ndërkombëtare në Evropë, La Liga vazhdon të jetë mbreti i kësaj dekade që po e lëmë pas.

Liga Premier në këto vite ka pasur ngritje dhe rënie, por që gjithmonë kanë rivalizuar atë spanjolle.


Liverpool (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Formacioni i dekadës në ligën angleze sipas mediumit francez përbëhet nga:

Në portë është portieri i Manchester United, David de Gea, derisa në mbrojtje gjenden katërshja, Cesar Azpilicuesta (Chelsea), Virgil van Dijk (Liverpool), Vincent Kompany e Pablo Zabaleta nga Manchester City.

Mesfusha përbëhet nga dy anëtarët e Citizens, David Silva e Yaya Toure, së bashku me anëtarin tjetër të The Blues, N’Golo Kante.

Në sulm përsëri është në dyshe e Cityt, Sergio e Aguero e Raheem Sterling, të ndihmuar nga Eden Hazard i skuadrës londineze.

Image

Formacioni i dekadës në La Liga:

Në portë gjendet portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak.

Në mbrojtje janë Marcelo e Sergio Ramos nga Real Madridi me Gerard Piquen dhe Dani Alvesin e Barcelonës.

Mesfusha përbëhet nga Andres Iniesta (Barcelona), Luka Modric (Real Madrid) dhe Xavi Hernandez (Barcelona).

Treshja sulmues udhëhiqet nga, Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Antoine Griezmann (Atletico Madrid/Barcelona).

Por, L’Equipe ka pyetur se kush do ta fitonte këtë përballje? /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori