Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet super ndeshja mes Real Sociedadit dhe Atletico Madridit në kuadër të kualifikimeve për çerekfinale të Kupës së Spanjës.

Të dy skuadrat kanë nevojë për fitore që të marrin ‘biletën’ për kualifikimin tjetër, me ndeshjen që fillon në ora 21:00.


Natyrisht se kjo sfidë pritet të jetë mjaft e nxehtë, duke ditur se dy skuadrat kanë lojtarë tejet cilësor.

Formacionet zyrtare Real Sociedad: Remiro; Elustondo, Zaldua, Guevara, Le Normand; Merino, Silva, Sorloth, Januzaj, Oyarzabal, Munoz.

Atletico Madrid: Oblak; Vrsaljko, Felipe, Hermoso, Herrera, Lodi, Koke, De Paul, Correa, Carrasco, Felix. /Telegrafi/

telegrafi sport app