Formacionet zyrtare, Salernitana – Inter: Asllani nga minuta e parë
Inter do të jetë mysafir i Salernitanas në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.
Nerazzurrët kanë hasur në probleme serioze në javët e fundit, duke pësuar tre humbje radhazi në Serie A, më pas duke hequr një barazim 1-1 në gjysmëfinale të Kupës së Italisë me Juventusin.
Salernitana është e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit, ku katër prej tyre janë barazime.
Federico Fazio, Domen Crnigoj dhe Pasquale Mazzocchi janë të lënduar, por ish-lojtari i Interit, Antonio Candreva fillon në rolin e mesfushorit, duke mbështetur Kastanos dhe Krzysztof Piatek.
Kristijan Asllani e nis nga minuta e parë, ndërsa Lukaku dhe Correa janë në sulm.
Salernitana: Ochoa; Daniliuc, Gyomber, Pirola; Bronn, Coulibaly, Vilhena, Bradaric; Candreva, Kastanos; Piatek
Inter: Onana; Darmian, De Vrji, Acerbi; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Gosens; Lukaku, Correa.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























