Roma është nikoqir i Juventusit në ndeshjen e xhiros së 37-të në Serie A.

Giallorossët tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe do të jetë kjo një përballje prestigji për skuadrën nga kryeqyteti italian.


Bianconerët janë shumë pranë që të shpallen edhe zyrtarisht kampionë të Italisë për të shtatën herë radhazi dhe iu nevojitet vetëm një pikë për t'u konfirmuar edhe një herë si më i miri në Serie A.

Do të jetë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Eusebio Di Francesco dhe Massimiliano Allegri.

Formacioni zyrtar i Romës: Alisson; Florenzi, Fazio, Juan Jesus, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Nainggolan; Under, Dzeko, El Shaarawy.

rma

Formacioni zyrtar i Juventusit: Szczesny; De Sciglio, Barzagli, Rugani, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Bernardeschi, Dybala, Mandzukic; Higuain.

juve1

Në të njëjtën kohë edhe Napoli e zhvillon ndeshjen kundër Sampdorias. /Telegrafi/

telegrafi sport app