Formacionet zyrtare, Rayo Vallecano - Real Madrid: Ancelotti i beson treshes së njëjtë sulmuese

Real Madridi është mysafir i Rayo Vallecanos në kuadër të javës së 26-të në La Liga.
Mbretërit që janë lider në La Liga me 57 pikë, do të kërkojnë të shtojnë epërsinë me rivalët.
Rayo Vallecano është në pozitën e 12-të me 31 pikë, duke qëndruar në mesin e renditjes.
Te Vallecano luan nga minuta e parë Ivan Balliu.
Në anën tjetër Carlo Ancelotti i ka besuar treshes Asensio, Vinicius dhe Benzema.
Rayo Vallecano: Luca, Suarez, Catena, Santi, Trejo, Bebe, Guardiola, Alvaro, Balliu, Oscar, Garcia.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Vinicius dhe Benzema.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































