Formacionet zyrtare: PSG dhe Liverpooli zhvillojnë kryendeshjen e Grupit C

Paris Saint-Germaini dhe Liverpooli zhvillojnë sfidën shumë të rëndësishme grupore, në kuadër të xhiros së pestë në Grupin C të Ligës së Kampionëve.
Gjithçka është e hapur në këtë grup, pasi diferenca e pikëve ndërmjet skuadrave është e vogël dhe të gjitha janë matematikisht në garë për t’u kualifikuar në 1/8 e finales.
PSG ka arkëtuar pesë pikë në katër xhirot e mëparshme nga një fitore, dy barazime dhe një humbje dhe pozicionohet në vend të tretë.
Redsat ndajnë pozitën e parë me Napolin me nga gjashtë pikë. Skuadra angleze i ka fituar dy ndeshje dhe dy të tjera i ka humbur.
Trajnerët Thomas Tuchel dhe Jurgen Klopp i kanë gati taktikat e tyre për këtë sfidë.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Buffon, Kimpembe, Silva, Kehrer, Bernat, Marquinhos, Verratti, Di Maria, Mbappe, Neymar, Cavani.
Sfida tjetër e këtij grupi është ajo ndërmjet Napolit dhe Crvena Zvezdas. /Telegrafi/























































