Kosova e fillon fazën kualifikuese për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022 përballë Suedisë.

Përfaqësuesja jonë është nikoqir i suedezëve në takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, derisa Bernard Challandes ka vendosur të startojë me më të mirët.

Në anën tjetër, Suedia do të kërkojë fitoren e dytë në këto kualifikime, pasi mposhti Gjeorgjinë 1-0.

Formacioni startues i Kosovës: Ujkani, Hadergjonaj, Vojvoda, Aliti, Kololli, Halimi, Kryeziu, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi.

Formacioni startues i Suedisë: Nordfeldt, Lustig, Lindelof, Helander, Augustinsson, Olsson, Forsberg, Larsson, Calessin, Isak, Ibrahimovic. /Telegrafi/

suedia1 Foto: UEFA

telegrafi sport app