Formacionet zyrtare: Juve synon tri pikët ndaj Veronas
Allianz Stadium është arena e përballjes ndërmjet Juventusit dhe Hellas Veronas në ndeshjen e javës së 24 në Serie A.
Zonja e Vjetër synon përfshirjen në top-katërshe, ashtu që synimi është fitorja dhe pritja që rivalët të gabojnë.
Verona ka një pozicionim të mirë në tabelë, në pozitën e nëntë me 33 pikë të arkëtuara, ashtu që mund të shpresojë për një vend në garat evropiane.
Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Igor Tudor i kanë zgjedhur ekipet që do ta fillojnë takimin nga minuta e parë.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, De Sciglio; Zakaria, Arthur, Rabiot; Dybala, Vlahovic, Morata.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































