Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Arsenali në kërkim të pikëve për pozitat evropiane

Chelsea dhe Arsenali zhvillojnë derbin londinez, të vlefshëm për xhiron e 36-të në Ligën Premier që zhvillohet në Stamford Bridge.
Blutë mbajnë pozitën e katërt në renditje me 64 pikë, katër më shumë se West Ham United, ashtu që kanë nevojë për pikë në mënyrë që të mbesin në top-katërshe.
Topçinjtë renditen në vend të nëntë në tabelë me katër pikë më pak se Tottenham Hotspur që ndodhet në zonës e Ligës së Evropës, ashtu që do të kërkojnë pikë të plota.
Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Thomas Tuchel dhe Mikel Arteta.
Formacioni startues i Chelseat: Arrizabalaga; Azpilicueta, Silva, Zouma; James, Gilmour, Jorginho, Chilwell; Mount, Pulisic, Havertz.
Formacioni startues i Arsenalit: Leno; Tierney, Mari, Gabriel, Holding; Elneny, Partey, Smith-Rowe, Odegaard, Saka; Aubameyang.
https://twitter.com/Arsenal/status/1392543850741252100
/Telegrafi/




















































