Formacionet zyrtare: Barcelona favorit ndaj Olympiacosit

Barcelona është mysafir i Olympiacosit në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit janë favoritë për të arkëtuar pikë të plota nga kjo përballje dhe për të vazhduar me rekordin e fitoreve në Grupin D.
Skuadra greke nuk ka arkëtuar asnjë pikë nga tri xhirot e para, pasi të gjitha i ka humbje.
Trajneri Takis Lemonis do të përpiqet t’u bëjë ballë taktikave të Ernesto Valverdes.
Fitorja do t’ia sigurojë Barcelonës kualifikimin e mëtutjeshëm në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Formacioni startues i Olympiacosit: Proto; Elabdellaoui, Botia, Engels, Koutris; Tachtsidis, Romao, Odjidja; Carcela-Gonzalez, Figueiras, Fortounis.
Ndeshja tjetër e Grupit D zhvillohet ndërmjet Sportingut dhe Juventusit. /Telegrafi/





































