Me Ole Gunnar Solskjaer - trajnerin që zuri vendin e Jose Mournhos, Manchester Unitedi ka regjistruar vetëm fitore.

Burnley është kundërshtari i radhës, ndërsa Djajtë e Kuq shpresojnë për pikë të plota në sfidën që zhvillohet në Old Trafford.


Unitedi aktualisht mban vendin e gjashtë në tabelë me 44 pikë, aq sa ka Arsenali në vend të pestë dhe tri pikë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Chelsea.

Burnley është tri pikë larg zonës së rrezikut dhe natyrisht se do të dëshirojë të qëndrojë sa më larg.

Trajnerët Ole Gunnar Solskjaer dhe Sean Dyche i kanë përgatitur ekipet e tyre për këtë ndeshje.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Young, Lindelof, Jones, Shaw, Matic, Andreas, Pogba, Mata, Rashford, Lukaku.

united

Formacioni startues i Burnleyt: Heaton, Bardsley, Tarkowski, Mee, Taylor, Cork, Westwood, Hendrick, McNeil, Barnes, Wood.

burnley

/Telegrafi/

telegrafi sport app