LAJMI I FUNDIT:

Ford Mustang Shelby GT500 ka një pamje të mahnitshme nga lart (Foto)

Ford Mustang Shelby GT500 ka një pamje të mahnitshme nga lart (Foto)

Vetëm shikoni hapësirat e shumta për ajrosje, që lënë të kuptohet se duhet të ftohin një motor shumë të fuqishëm

Ford është duke punuar në krijimin e versioneve të reja, por vëmendja e të gjithëve është te Mustang Shelby GT500, transmeton Telegrafi. Deri më tani nuk kemi parë shumë prej këtij modelit, teksa kjo është pamja më e mirë deri më tani. I ndërtuar në platformën e GT350, pritet që të ketë motorin me 5.2-litra V8, që të mund të konkurrojë me rivalin kryesor Dodge Challenger SRT Hellcat. Që sipas të gjitha gjasave do t’i ketë 700 kuajfuqi.


Pamja e fundit që është shpërndarë nga Ford, e tregon këtë model nga lartë, duke lënë të kuptohen disa detaje. Pjesët më të rëndësishme janë tavani me shumë vijëzime, si dhe hapësirat për ajrosje në kapak. Qartë mund të shihen, se pjesët mbi rrotë janë shumë më të gjëra. Krahu në pjesën e pasme tregon se do të jetë shumë i shpejtë, ndërsa në përgjithësi ka një trup shumë muskulor.

Në anën tjetër, nuk janë bërë të ditura edhe detaje tjera, përfshirë kohën kur do të lansohet, apo sa do të kushtojë. Megjithatë, për këtë Mustang mendohet se do të pritet gjatë, ndërsa nuk do të vije me çmim të lirë. /Telegrafi/