LAJMI I FUNDIT:

Football Leaks publikon kontratën astronomike të Neymarit me Barcelonën (Foto)

Football Leaks publikon kontratën astronomike të Neymarit me Barcelonën (Foto)

Sulmuesi brazilian, Neymar, është bashkuar me Barcelonën në vitin 2013 pasi është larguar nga vendlindja e tij dhe klubi i fëmijërisë Santos.

Portali evropian ‘Football Leaks’ ka publikuar disa detaje të reja të kontratës së Neymarit me kampionët aktual të Spanjës.

Klauzola e blerjes së sulmuesit brazilian është 190 milionë euro, ndërsa detaji që befason është fakti se nëse Barcelona do të fitojë tripletën këtë sezon, Neymar do të përfitojë 1,7 milionë euro bonus.

Paga sezonale e Neymarit me katalunasit është pesë milionë euro në sezon, por në kontratën e tij shkruhen disa bonuse dhe në fund të sezonit sulmuesi brazilian përfiton shumë përrallore.


Në ndarjen e çmimeve të ‘Topit të Artë’, në vitin 2015, Neymar ka zënë vendin e tretë, ndërsa në kontratën e tij me Barçën ka një klauzolë që i jep sulmuesit një përfitim prej 425 mijë euro nëse ky i fundit do të fitojë trofeun gjatë kohës që aktivizohet me skuadrën nga ‘Camp Nou’, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë Neymar përfiton dhe shuma të tjera bazuar në klauzolat e kontratës së tij.

Sulmuesi brazilian përfiton një bonus prej 637.500 euro nëse Barcelona fiton La Liga-n, 850 mijë euro nëse fitohet trofeu i Ligës së Kampionëve, dhe 850 mijë euro nëse Kupa e Mbretit do t’i shkojë Barcelonës.

Ky sezon mund t’i sigurojë të ardhura të çmendura Neymarit, pasi Barça garon për të fituar tripletën dhe nëse do të ndodhë kjo, sulmuesi brazilian do të marrë 1.7 milionë euro nga bonusi i tij dhe 1,062,500 nga trofetë e Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampioneve. /Telegrafi/

Neymar 1

Neymarr

Në trend Sport

Më shumë
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Te Real Madridi

Te Real Madridi "me kontratë" lojtarët nuk kanë guxuar të thonë se Messi është më i mirë se Ronaldo

La Liga
Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Serie A
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

Premier League
Kalo në kategori