Fondi kosovar për garanci kreditore, që nga funksionalizmi i tij në fillim të këtij viti, ka nënshkruar marrëveshje për garanci kreditore gati me të gjitha bankat komerciale në Kosovë, bëjnë të ditur zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Fondi kosovar për garantimin e kredive është një institucion vendor i pavarur dhe i qëndrueshëm, i cili është menduar që t’u lëshojë garanci të pjesshme të kredive institucioneve financiare, duke rritur në këtë mënyrë qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.
Sokol Havolli, shef i kabinetit në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tregon se marrëveshjet e nënshkruara me bankat komerciale kanë për qëllim stimulimin e kredidhënies për biznese, të cilat do të kontribuojnë në rritje ekonomike.
Në Kosovë janë dhjetë banka komerciale. Aktiviteti i këtyre bankave komerciale, si një nga sektorët më profitabil në Kosovë, dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë.
Raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës, publikuar javë më parë, tregon se vlera e kredive është rreth 2.2 miliardë. Nga totali i kredive, 65.2 për qind janë kredi për ndërmarrjet.
Normat për kredi familjare, në të gjitha bankat komerciale në Kosovë mesatarisht janë rreth 8 për qind, kurse për ndërmarrjet 6.9 për qind.
Normat e larta të interesit për kredi, kërkesat e shumta për aplikim, duke përfshirë këtu edhe hipotekën, të aplikuara nga bankat komerciale në Kosovë, vazhdimisht ishin cilësuar si pengesë për zhvillimin e veprimtarive të bizneseve në vend.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se sektori privat ballafaqohet me kamata të larta bankare, por edhe procedura burokratike. Sipas tij, Fondi për garantimin e kredive do t’i ndihmojë bizneset në zhvillimin e tyre, por që nuk do të jetë një shkop magjik që t’i zgjidhë problemet ekonomike të vendit.
Efektet e Fondit kosovar për garantimin e kredive, ndërkohë, sipas Sokol Havollit, do të shihen së shpejti.
“Efekti i këtij fondi do të jetë diku rreth 360 milionë euro në pesë vjetët e ardhshëm dhe do të jetë një ndër shtyllat që do të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik pa krijuar efekte negative në tregun financiar”, sqaron Havolli.
Fondi kosovar për garantimin e kredive, i cili ka rreth 18 milionë euro, llogaritet që në gjashtë vitet e para të rrisë mundësinë për kredi të reja në rreth 400 milionë euro, me të cilat besohet se mund të krijohen deri në 20 mijë vende të reja pune. Programi i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në partneritet me Qeverinë e Kosovës dhe donatorët tjerë, ishin iniciatorë të themelimit të këtij Fondi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Rriten shpenzimet e qeverisë, ASK publikon statistikat

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës