Në Shqipëri është mbajtur ngjarja më e rëndësishme rajonale që i takon ekosistemit të bizneseve që kanë në qendër teknologjinë dhe informacionin.

Forumi Keiretsu në bashkëpunim me ICTSlab organizuan për herë të parë “Startup Ecosystem Expert Insight”.


Gjatë këtij organizimi u bë e ditur se një fond prej 100 milionë eurosh do të jetë i disponueshëm për startup-et dhe kompanitë inovative në Shqipëri .

Ndërmarrësi Ardian Hoxha u shpreh se qëllimi i tyre është që ta qojnë rajonin tonë në nivelin e Evropës Perëndimore.

“Ne jo vetëm që organizojmë evente ku ftojmë startup-e jo vetëm nga SHQIPËRIA por nga gjithë rajoni, por gjithashtu bëjmë bashkë investitorët dhe bashkëpunojmë me të gjithë ekosistemin duke përfshirë këtu qeveritë dhe organizatat e ndryshme. Së bashku synojmë që ta qojmë rajonin tonë në nivelin e Evropës Perëndimore”, tha Hoxha.

Ndërkaq Arbjan Mazniku, ministër i shtetit për pushtetin vendor ka thënë se është e rëndësishme që salla e një ngjarje si kjo të jetë plot sepse flet shumë sesi ky vend po ecën përpara në drejtim të këtij ekosistemi të teknologjisë dhe zhvillimit

2 66

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Delina Ibrahimaj u shpreh se “jam shumë e kënaqur që ky forum po organizohet pikërisht në këtë moment që është i rëndësishëm për agjencinë e statrup-ave pasi që ne sapo kemi finalizuar strategjinë tonë të zhvillimit të sipërmarrjes inovative”.

Keiretsu Forum Southeast Europe (SEE) është shfaqur si një forcë udhëheqëse në peizazhin e investimeve në Evropën Juglindore dhe Qendrore që nga themelimi i tij në vitin 2021. Si anëtar kyç i rrjetit global të Keiretsu Forum, Kapitulli i SEE është i përkushtuar të sjellë në rajon një gamë dinamike të mundësive të investimeve në fazat fillestare dhe të mbjelljes.

1 297

Duke përfshirë nëntë shtete, përfshirë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kroacinë, Hungarinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Slloveninë, ky rrjet i gjallë bashkon investitorë privatë, investitorë engjëj, kapitalistë rreziku, korporata, firma ligjore dhe inovatorë. Qëllimi i tyre është të katalizojë investimin, rritjen dhe bashkëpunimin ndërkufitar. /Telegrafi/

3 43