Fluturën që e rriti prej kur ishte larvë, ia hëngri qeni sapo e lëshoi të fluturonte (Video)

25:"© Instagram/chadevinlore
Fëmijët e mbledhur në një kopsht në New Jersey të Shteteve të Bashkuara, e zbuluan se sa e vrazhdë është natyra, në momentin që nëna tyre e lëshoi një flutur, e cila u kap me shpejtësi nga qeni i familjes.
Atë po e lëshonin për herë të parë në ajër, pasi e kishin rritur me përkushtim në një shportë rrjete, që kur ishte larvë, transmeton Telegrafi.
Por, jeta e insektit ishte tepër e shkurtër në liri, pasi atë e kafshoi qeni që ndodhej në afërsi.
“Ishte moment aq i bukur, sa na la të gjithëve të dëshpëruar”, shkruan përbri videos së postuar në Instagram. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































