Nesër (e diel) zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës në futsall për femra, ku përballen Kombëtarja e Portugalisë dhe ajo e Brazilit.

Ndeshja finale pritet të fillojë prej orës 12:30 sipas kohës sonë lolake, ndërsa në vendin e organizimit në Filipine, ndeshja i bie të luhet nga ora 19:30.


Në këtë finale prestigjioze, një vend të rëndësishëm e mban gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba, e cila është përzgjedhur të ndajë drejtësinë në ndeshjen më të madhe të turneut.

Skuadra e gjykimit për finalen do të përbëhet nga Oriana Zambrano (Venezuela), Noelia Munoz Gutierrez (Spanjë), Fanita Pinto (Argjentinë), Florentina Kallaba (Kosovë) dhe Reem Albish (Kohë matëse) nga Arabia Saudite.

Përfshirja e Florentina Kallabës në finalen e Kupës së Botës është një arritje e jashtëzakonshme për futsallin dhe gjyqtarët kosovar.

Ajo vazhdon të përfaqësojë vendin me dinjitet, profesionalizëm dhe performancë të lartë, duke dëshmuar se gjyqtarët tanë mund të jenë pjesë e skenës më të madhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

telegrafi sport app