Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija ka shënuar një gol të bukur të sfidën e skuadrës së tij, Fortuna Dusseldorf ndaj Paderbonit.

Dusseldorf e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 0-2 ndaj Paderbornit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Bundesliga 2.


Njëri nga më meritorët në këtë epërsi të mysafirëve është mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija.

Muslija ka shënuar golin e dytë të skuadrës së tij për t’i dërguar në pushim me një epërsi komode 0-2.

Goli i Muslijës ishte i bukur dhe erdhi në minutën e 42-të pas asistimit të Shinta Appelkamp.

Videon mund ta ndiqni KËTU. /Telegrafi/

telegrafi sport app