“Flisnin për mua më shumë se për Ronaldon”, Emerson zbulon presionin që e largoi nga Milani

Ish-mbrojtësi i Milanit, Emerson Royal, ka folur hapur për periudhën e vështirë në 'San Siro', duke zbuluar se vëmendja negative që mori në Itali e bëri atë një figurë më të përfolur sesa Cristiano Ronaldo.
Mungesa e vlerësimit nga tifozët, e kombinuar me një periudhë të gjatë jashtë fushave, ndikoi përfundimisht në vendimin e tij për t’u larguar nga Milani.
Megjithatë, braziliani pranoi se tani është i lumtur te Flamengo, ku është sistemuar sërish në vendin e tij dhe ka rigjetur besimin.
Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Emerson kujtoi vëmendjen negative që mori pas mbërritjes në Milan, duke shpjeguar se, pavarësisht sa shumë përpiqej, i ishte e vështirë të fitonte dashurinë e tifozëve.
“Erdha në Itali me një ndjesi paksa të çuditshme që në fillim. Që nga fillimi, sa herë thosha apo bëja diçka, njerëzit flisnin për mua më shumë sesa flisnin për Cristiano Ronaldon, por në mënyrë negative. Ndihesha sikur duhej të bëja dyfishin për t’u pranuar, dhe prapë të mos pranohej asgjë”.

“Gjithçka nisi me mua dhe kërkesën time. Fola me familjen dhe agjentin tim, dhe ideja për t’u larguar tashmë ishte kthyer në një prioritet. Nuk mund të vazhdoja me atë ndjesi. E njëjta gjë më kishte ndodhur te Tottenham, por atje arrita t’ua ndryshoja mendjen: arrin, njerëzit flasin, pastaj nuk duan të largohesh”.
“Gjithçka është çështje kohe dhe adaptimi. Fillimisht mendova se do të bëja të njëjtën gjë te Milani, të qëndroja për të treguar vërtet kush jam. Por pas dëmtimit dhe muajve jashtë, ajo ndjesi u shtua edhe më shumë”.
“Dhe kur kuptova se marrëdhënia ime me ambientin ishte dobësuar, kuptova se qëndrimi nuk do të ishte zgjedhja e duhur”, ka deklaruar Emerson./Telegrafi/


















































