Hansi Flick pati një debutim spektakolar në stolin e Barcelonës, duke fituar menjëherë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa dominoi edhe kundër Real Madridit. Megjithatë, këto suksese nuk e kanë mbrojtur trajnerin gjerman nga konfliktet e brendshme.

Sipas TV3, në dhomën e zhveshjes së Barcelonës janë krijuar tensione të reja, kryesisht lidhur me menaxhimin e disa lojtarëve.


Një rast konkret është ai i Inaki Pena, i cili u la jashtë planeve të ekipit pasi mbërriti me vonesë dhe pas ardhjes së portierit të ri Wojciech Szczesny.

Lexo po ashtu: Rodrygo te Barcelona? Fabrizio Romano flet për situatën e brazilianit

Ky vendim zhgënjeu Penan dhe, sipas raportimeve, pakënaqësia e tij u shpërnda edhe te disa prej shokëve të skuadrës.

Në mesin e tyre ishte edhe mesfushori i ri Pablo Torre, i cili e konsideroi situatën të padrejtë dhe shprehu hapur mbështetjen për Penan.

Çështja e Penës duket se është zgjidhur me kërkesën e Flick për shitjen e tij të menjëhershme, ndërsa Torre tashmë është larguar dhe ka nënshkruar me Mallorcën.

Një tjetër situatë e ndjeshme mund të jetë edhe rasti i Marcus Rashford, i huazuar nga Manchester United.

Edhe pse Rashford është paralajmëruar që do të ketë një rol kryesisht si rezervë, kjo mund ta bëjë më të vështirë adaptimin e tij dhe të krijojë tensione të reja.

Hansi Flick tani përballet me sfidën për të menaxhuar me kujdes këto situata, në mënyrë që të ruajë ekuilibrin dhe harmoninë në skuadër. /Telegrafi/

telegrafi sport app