28-vjeçarja që u mbaj peng dhe u rrah rëndë nga i dashuri i saj në Tiranë, ka treguar sot për median se si nisi dhuna e tmerrshme ndaj saj nga Gleard Gusholli, si hakmarrje ndaj prindërve të saj në Gjermani, të cilët e kishin përzënë nga shtëpia për shkak të dhunës që ushtronte mbi të bijën e tyre që muajin e parë të bashkëjetesës atje.
Vajza rrëfeu torturat e tij në shtëpi dhe ndihmën që i erdhi vetëm nga kushurira e autorit në Gjermani, e cila dëgjoi në telefon ulërimat e saj për ndihmë. 28-vjeçarja rrëfeu se Gusholli ishte përdorues i kokainës.
Rrëfimi i plotë i 28-vjeçares:
Unë kam ardhur më 1 prill këtu (nga Gjermania) për të bashkëjetuar me Gleardin. Java e parë ka kaluar mirë, nuk jemi zënë; kemi sistemuar shtëpinë tonë.
Javën e dytë kam parë tmerr me sy, kam parë vdekjen me sy. Më ka kërcënuar “do të hedh në lumë, do të marrë kushëririn tim në telefon tani e do të hedh në lumë, s’do të të nxjerr nga shtëpia…”
Unë vetë kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me shkelma, me grushta në kokë, në fytyrë, në trup. Më gjuante me një farë, me një shkop që ishte me gozhda në të gjithë trupin, më nxirrte thikën e ma mbante te trupi, te këmba. Më thoshte do të ta çaj barkun.
I lutesha, i thosha të lutem ma hap derën. “Nuk më do, nuk më do, në rregull, vetëm ma hap këtë derë që të dal nga kjo shtëpi”.
Ai donte të hakmerrej tek unë, ky ka qenë plani i tij, sepse ne kemi qenë tre muaj të ndarë. Në Gjermani ka filluar gjithë kjo dhunë. Prindërit e mi e kanë marrë vesh që bënte dhunë ndaj meje dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia në Gjermani.
Ne njiheshim prej gati një viti e gjysmë. Në Gjermani më ka bërë dhunë dhe nuk e kam denoncuar as unë, as familja ime.
Ky tani, prej xhelozisë, se kemi qenë tre muaj të ndarë, donte të hakmerrej. Më merrte telefonin, s’ma jepte. Nuk ma hapte derën për të dalë. Nuk kontaktoja dot asnjë njeri.
Në Gjermani kemi bashkëjetuar një muaj e gjysmë dhe pastaj prindërit e mi e nxorën nga shtëpia: “Merri gjërat dhe dil nga shtëpia”.
Persona të tjerë nuk kanë ndikuar në këtë dhunë, por e di që fliste në telefon. Dilte në ballkon, fliste në telefon, shkruante mesazhe , më kërcënonte që do të vijë shoku im tani; do të bëjmë të pamundurën që të të torturojmë; do të të vdes, do të të hedh në lumë.”
Herën e fundit u zumë sepse e pyeta Gleardin pse nuk i lejohet të hyjë në Gjermani. Ai më thoshte që nuk e di këtë gjë dhe akuzonte prindërit e mi dhe mua që ne e kemi denoncuar.
Ne nuk kemi denoncuar, nuk kemi bërë as denoncim atëherë, asgjë dhe në këtë moment ai merr gocën e dajës në telefon dhe i thotë “të lutem më gjej një avokat në Gjermani që të marr vesh pse mua nuk më lejohet të hyj në Gjermani.”
Në atë moment ajo i thoshte disa herë që “të lutem mos u zini”, se e merrte vesh që unë gërthisja. Sa herë unë gërthisja, ai e fikte telefonin, më gjuante, më godiste, më thoshte “do të të vras”.
Ndërkohë folën prapë në telefon dhe aty i kërkova ndihmë; kjo ishte e fundit që unë mund të bëja edhe pse e dija që ai ndoshta mund të më vriste mua. Por i kërkova ndihmë dhe i thashë “Olta, të lutem, hajde më ndihmo”!
E fiku telefonin. Në atë kohë më fuste katër gishta në grykë, deri në fund dhe donte të mërrte shpirtin. Në atë moment e dija që “ok, po vdes, po jap avash avash shpirt”.
Për punë, ai është regjistruar tek agjencia e motrës dhe e nënës së vet. Nuk ishte në punë.
Unë kam lindur dhe jam rritur në Gjermani, jam infermiere dhe Gleardi në atë kohë ka qënë në qytetin ku jetoj unë, në Uvupertal dhe ka kërkuar ndihmë sepse nuk ndihej mirë. Unë si shqiptare kam dashur ta ndihmoj sepse nuk e dinte as gjermanishten. Këtu u kthyem për të jetuar bashkë.
Ai vetë më ka thënë që nuk e konsumon më kokainën, por kur erdha këtë herë e konsumonte në sytë e mi dhe më thoshte mua “pije”. I kam thënë disa herë nuk e pi, nuk e pi, dhe jam gjendur në siklet, sepse thosha do të më rrahë, do të më vrasë, do të më rrahë dhe isha e detyruar ta konsumoja dhe unë.
Unë këto pesë ditët e fundit e kam konsumuar , po herë të tjera nuk kam pasur kurrë lidhje me drogën. Kurrë.
Mua nuk kam çfarë më mban më Shqipëria. Erdha këtu për të krijuar familjen time me Gleardin; ai nuk e ka dashur këtë gjë. Më ka sjellë këtu për t’u hakmarrë te mua.
Me familjarët e tij nuk kam folur. Atë ditë që erdhi Olta pastaj për të më ndihmuar, ai rreth 15 herë më fuste gishtat në fyt dhe donte të më mbyste.
Pastaj kur e gjeti çelësin të hapte derën, ishte kunati i Gleardit, çuni i dajës dhe Olta, goca e dajës.
Ata djemtë vajtën tek Gleardi dhe e nxorën nga shtëpia, Olta ndenji tek unë. Më veshi disa rroba, se isha nudo se ai më kishte futur më përpara në dush dhe donte të më mbyste.
Më gjuante më këmbë karrigeje, ishte me vida, me gozhda, me atë ëm gjuante.
Banesa është ën emrin e mamasë së tij, aty jetonim ne të dy vetëm. Tani ka ardhur babai për të më marrë. Unë kërkoj drejtësi që ai të marrë atë dënim që i takon, atë që më ka bërë….Unë shpirtërisht jam e vdekur, psikologjikish, në çdo anë. /Telegarfi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi