LAJMI I FUNDIT:

Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

Liridona Shala, e dashura e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi, është shprehur se beson se ai është gjallë.

Ajo tha se do të bindet vetëm kur të shohë trupin e tij.

Shala shtoi se bashkë me familjen e Fatonit kanë kërkuar të shohin trupin e të ndjerit.


Tutje u shpreh se me Fatonin kishte bërë plane për të ardhmen.

“Ditëlindjen e fundit Fatoni ka qenë me mua, pastaj është dorëzuar. Edhe kur ka qenë në arrati kemi folur. Plani jonë ka qenë që unë të mbetesha shtatzënë dhe me iu kthyer jetës. Nuk e di kush ia mbushi mendjen, që ndodhi kjo që ndodhi dhe sot ai nuk është”.

“Prindërit e tij kanë kërkuar të shohin trupin. Duam të shohim trupin. Nga informacionet që kemi marrë, duhet 2 javë me pru trupin. Edhe ne atë jemi duke kërkuar. Përderisa kemi marrë vesh për vdekjen e tij, akoma nuk jemi duke besuar”.

“Unë mendoj që Fatoni është gjallë. Pa e parë trupin e tij nuk e besoj që ka vdekur. Mediat zakonisht janë duke postuar shumë foto. Besoj që edhe Fatoni gjatë rrugës, gjatë lodhjes, normale që fytyra i është lodhur. Si e kam parë trupin e tij, duket që ai është, por ndonjëherë mediat të bëjnë të dyshosh”, tha Shala në Euronews Albania.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori