Flaka Krelani para rreth tre muajve solli këngën e fundit për tregun muzikor shqiptar. 

"Def Star", titullohej kënga e gjakovares, që e solli në bashkëpunim me Pancho Cityn.


Por, duket se këngëtarja ka zgjedhur pak që të jetë larg botës së muzikës, duke iu përkushtuar jetës private dhe ndeja të herë pas hershme me perofmanca.

flaka.krelani 28156650 172157136738714 7539001110221029376 n

Ajo së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft joshëse.

Bukuroshja jonë kishte të veshur një fustan të kuq të gjatë me supe të zbuluara, ku binte në sy gjoksi i saj.

Krelani në këtë formë ishte veshur në dasmën e mikeshës së saj të ngushtë, Erza Xhemës, të cilës ia kushtuar edhe disa rreshta në rrjetet sociale.

" Sa shumë kisha dashur që secili me qen në vend tim veç për të paktën një ditë, e me e përjetuar qysh është ndjenja më e pas një shoqe si ti.
Sot e çdo mot' e gëzofsh jetën, qysh e gëzoj unë pranin tënde në jetën time!

Të shkoftë jeta qysh je dok mbrëmë! Të dua DASHNIIIIIIII", ka shkruar ndër të tjerash Flaka në Instagram.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar këngë të reja që do t'i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/