Fjolla Morina vjen me “Kape”, klipi i këngës me skena eksplicite

Fjolla Morina është ndër këngëtaret që gjithmonë di të tërheq vëmendjen e publikut të gjerë.
Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke shpërndarë imazhe nga pushimet që po bën në vende të ndryshme.
Por, kohëve të fundit ajo ka qenë duke paralajmëruar këngën e re, të cilën e ka publikuar gjatë ditës së sotme (e premte).
“Kape” mban titullin projekti i saj, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Cekic Beatz.
Tekstin kësaj radhe e ka shkruar Fadil Topalli, kurse për klipin, sikurse edhe në shumicën e projekteve është përkujdesur Max Production.
Që në minutat e parë të lansimit, “Kape” ka filluar të merr komente pozitive nga fansat e këngëtares. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/09/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































