Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka festuar mbrëmjen e së premtes ditëlindjen e saj të 36-të.

Në një festë të veçantë të organizuar mes miqsh, kolegë e familjarë të shumtë, këngëtarja e hitit "Fb" shënoi festimin e 36 pranverave në jetën e saj.


Ajo u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga festa, ku shihet se është kënaqur e dëfryar e rrethuar nga njerëzit e saj të afërt.

278539237 689907295470365 4117518734803070101 n

Mbrëmjen e së shtunës, Morina publikoi gjithashtu për fansat e saj në Instagram edhe disa fotografi të tjera, duke treguar dukjen e saj atraktive në festën e ditëlindjes.

278699259 311792097671438 709055764962764507 n

Mes të tjerash, ajo ndau me ndjekësit edhe një imazh, ku shihej duke u dëfryer me shihset e alkoolit, teksa dehet në kremtimin e 36-vjetorit.

278571994 1143163703139742 2942627182936615071 n

Fjolla përndryshe ka qenë shumë e përfolur këtë vit për jetën e saj private, pasi u konfirmua muaj më parë se ajo i ndau rrugët me ish-bashkëshortin, biznesmenin Fisnik Syla. /Telegrafi/

278597028 401853311779556 1186655226677303560 n

278623364 300115208938724 4583122388016082004 n Foto: Fjolla Morina/Instagram

278534456 1361492071012580 5600833166280191085 n Foto: Fjolla Morina/Instagram