Këngëtarja Fjolla Morina, ka pësuar një dëmtim në këmbë.

Ajo ka konfirmuar në rrjetet sociale se vizitoi QKUK-në ku edhe u trajtua për dëmtimin në fjalë.


“Pshtova (sic.)” ka qenë e vetmja fjalë që Fjolla është dëgjuar duke thënë në videot e publikuara prej saj në rrjetet sociale.

Nuk ka ende ndonjë informacion më të detajuar cili ishte shkaku i lëndimit të këngëtares, por duket se nuk është serioze.

fjolla 1

Aktualisht Fjolla Morina po punon në projekte të reja.

Kohë më parë ajo nxiti reagime kur në një emision në Top Channel tha se nuk do të bashkëpunonte me Tunën. /Telegrafi/