Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, prej kohësh ishte distancuar nga rrjetet sociale dhe skena muzikore.

Ajo bëri të ditur pak kohë më parë se llogaria e saj në Instagram ishte hakuar, gjë që e kishte mbajtur larg atë prej fansave të saj.


Mirëpo së fundmi, Morina i është rikthyer rrjeteve sociale duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

fjolla1

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Fb” ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe në të cilat shfaqej mjaft provokuese.

fjolla2

Ajo ka pozuar e veshur me një nga fustanet e dyqanit të saj, duke vënë mes të tjerash në pah gjoksin e saj përmes dekoltesë së hapur.

Fjolla përndryshe prej kohësh kishte paralajmëruar se do të sillte një projekt të ri muzikor për fansat e saj, megjithatë duket se ende nuk është gati. /Telegrafi/

fjolla.morina 326309804 563451315775123 336851486705093409 n

fjolla.morina 332373166 600387998138532 3709114967294698505 n Foto: Fjolla Morina/Instagram