LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e Gentrit Salihut pasi nënshkroi me Porton: Do të punoj shumë që ta bëj ëndrrën realitet

Fjalët e Gentrit Salihut pasi nënshkroi me Porton: Do të punoj shumë që ta bëj ëndrrën realitet

Gentrit Salihu ka kompletuar transferimin te Porto, duke nënshkruar një kontratë me gjigantin portugez.

Ai fillimisht do të luajë në skuadrën U-19 të FC Portos.

Djaloshi që sapo ka mbushur 18 vjet në qershor, luan si mesfushor mbrojtës, ndërsa do të stërvitet nga José Tavares.


Në edicionin e fundit ai luajti me Besën e Pejës, ku shënoi dy gola dhe dha një asistim në 29 ndeshjet e luajtura në Superligë.

Gentrit Salihu u mirëprit nga António Frasco, një ish-mesfushor i Portos, tani ndihmëstrajner i U-19.

Lojtari është shprehur i lumtur me kalimin e tij tek klubi i njohur evropian, që ka fituar më parë edhe Ligën e Kampionëve.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të mbërrijë në klubin më të madh në Portugali. Mezi pres të bashkohem me ekipin dhe jam i entuziazmuar për të filluar stërvitjet dhe ndeshjet”.

“Unë jap gjithçka nga vetja çdo ditë dhe punoj shumë, sepse kjo është mënyra e vetme që ëndrrat e mia t’i bëjë realitet”.

“Dua të ndihmoj ekipin të jetë më i fortë dhe dua të jem më i mirë edhe vetën. Ne kemi një grup të bashkuar dhe konkurrues që dëshiron të ndihmojë FC Porton të jetë me e suksesshme”, ka deklaruar lojtari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori