LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e Gattusos në zhveshtore ndryshuan lojën ndaj Romës: Ishim të parashikueshëm në pjesën e parë

Fjalët e Gattusos në zhveshtore ndryshuan lojën ndaj Romës: Ishim të parashikueshëm në pjesën e parë
(Foto: Getty Images)

Gennaro Gattuso ka treguar se çfarë ndryshoi gjatë pauzës në ndeshjen ndërmjet Romës dhe Milanit, të cilën Rossonerët e fituan me rezultat 2-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Olimpico, në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa Patrick Cutrone dhe Davide Calabria realizuan në fraksionin e dytë për mysafirët.

(Foto: Getty Images)

Për ndryshimin e lojës së Rossonerëve në pjesën e dytë duhet të kenë ndikuar fjalët e trajnerit në zhveshtore.


“Më pëlqen raporti që kam me lojtarët. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, vuajtëm shumë në pjesën e parë dhe u përpoqëm të luanim tjetër futboll në gjysmën e dytë duke kërkuar linja tjera të pasimeve”.

Milani i Gattusos mposht Romën në Olimpico, Rossonerët të frikshëm para derbit ndaj Interit
Lexo po ashtu Milani i Gattusos mposht Romën në Olimpico, Rossonerët të frikshëm para derbit ndaj Interit

“Është e vërtetë se skuadra ka mundur të luajë shumë më mirë këtë sezon duke e përfshirë edhe periudhën sa jam unë në krye, meqenëse humbëm pikë ndaj Beneventos. Nuk mendoj se ka të bëjë me ndryshimin e cilësisë, sepse ekipi e ka pasur gjithmonë këtë, por është përkushtimi dhe puna ekipore”, ka thënë Gattuso para se të sqaronte se çfarë ndryshoi në pjesën e dytë.

(Foto: Getty Images)

“Luajtëm shumë topa në linja të parashikueshme në pjesën e parë dhe nuk më pëlqeu kjo gjë. Unë preferoj të luaj në krahë dhe t’i përfshijë mbrojtësit e krahut në lojë. Franck Kessie kontribuoi për golin e Calabrias, sepse shkoi përpara dhe ndihmoi në krijimin e hapësirës”, është shprehur trajneri për Mediaset Premium.

Me këtë triumf Milani numëron 12 ndeshje radhazi pa humbje në të gjitha garat dhe gjendet shtatë pikë prapa Interit në garën për pozitën e katërt në tabelë. Pikërisht ndaj Nerazzurrëve zhvillon ndeshjen e ardhshme.

Skuadra e Gattusos do të mbetet në Romë, sepse të mërkurën zhvillon ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Lazios. Përballja e parë në San Siro përfundoi pa gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori