Site icon Telegrafi

Fjalë të urta peruane: Po qe mësuesi i korruptuar, korruptohet gjithë bota.

• Durimi është një pemë me rrënjë të hidhura, por me fruta të ëmbla.

• Ruaju nga muri i plasur, nga qeni i egër dhe nga gruaja zemërake.

• Gjumi i rojës është llamba e hajdutit.

• I pabesi mendon se të gjithë janë si ai.

• Kur dyqanxhiu s’ka ç’të bëjë, peshon topat e kandarit.

• Kur s’ke nga ia mban, i thua maces motër.

• Kush ngutet, e bën punën dy herë.

• Luftën e bëjnë shpatat, kurse marrëveshjen paratë.

• Më mirë është të ecësh në këmbë nëpër rrugë të drejtë, se të vraposh me kalë nëpër rrugë të shtrembër.

• Mos u tremb nga ata që bërtasin, por nga ata që s’flasin.

• Në folenë e milingonave pika e ujit është si përmbytje.

• Në shtëpinë me dy nikoqire, pisllëku gjer në gju.

• Nëse fati nuk të përkëdhel, përkëdhele ti fatin.

• Ngado të shkosh, qielli ka po atë ngjyrë.

• Nuk hahet bukë me oreksin e tjetrit.

• Nusja s’dinte të kërcente dhe thoshte: “Është dyshemeja e shtrembër.”

• Njeriu është i qetë kur e mban gjuhën pas dhëmbëve.

• Njeriut i duhet mendja dhe jo forca.

• Një njeri mund të llogaritet i mençur kur është në kërkim të mençurisë, por do të jetë i marrë nëse beson se e ka gjetur.

• Para kam, borxh s’të jap dhe të ma dish për faleminderit.

• Për fukarain njëlloj është – si t’ia japësh një copë, si t’ia marrësh.

• Po qe mësuesi i korruptuar, korruptohet gjithë bota.

• Proverbat janë qëndisje e të folurit.

• Pula e fqinjit të duket patë.

• Rreptësia e mësuesit është më e mirë se përkëdhelja e babait.

• Sado të ndërrojnë kujdestar, gomari mbetet po ai.

• Sillu si trëndafil mes trëndafilash, si gjemb mes gjembash.

• Shpresa te ndihma e të afërtit të çon në krevat barktharë.

• Shtëpia e mbushur me armiq është më e mirë nga shtëpia bosh.

• Uria rritet në pemën e dembelisë.

• Uthulla qyl është më e ëmbël se mjalti.

• Vjedh hajduti hajdutin e Zoti qesh.

• Zoti i dha njeriut një gjuhë dhe veshë – fol një herë e dëgjo dy herë.

• Zuri korbi të ecë si thëllëza, por harroi të ecurit e tij. /Burimi: Ekonomia Online/

Exit mobile version