LAJMI I FUNDIT:

Fiziku mbresëlënës i Wilderit para meçit ndaj Furyt, kampioni ka shtuar masën muskulore

Fiziku mbresëlënës i Wilderit para meçit ndaj Furyt, kampioni ka shtuar masën muskulore
Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Duke qenë se në duelin e tyre të parë, Deontay Wilder nuk arriti ta nokautonte Tyson Furyn, edhe pse e rrëzoi dy herë, ai ka vendosur të shtojë në peshë, në mënyrë që goditjet e tij të jenë akoma më të fuqishme.

Në meçin e parë që u zhvillua në dhjetor të vitit 2018, kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda, peshonte vetëm 96 kilogramë.

Wilder qesh me premtimin e Furyt se do ta nokautojë: Do ta rrëzoj derisa ta kuptojë se është më mirë të mos ngritet
Lexo po ashtu Wilder qesh me premtimin e Furyt se do ta nokautojë: Do ta rrëzoj derisa ta kuptojë se është më mirë të mos ngritet

Ndërsa në matjet zyrtare që janë bërë para përballjes së dytë ndaj Furyt (që zhvillohet mëngjesin e të dielës me kohën tonë), 34-vjeçari peshonte rreth 105 kilogramë.


(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Wilder nuk ka hezituar ta heqë fanellën dhe të tregojë fizikun e tij, duke ia bërë të qartë kundërshtarit se çfarë të presë.

Nga ana tjetër, edhe britaniku ka shtuar në peshë dhe e ka tonifikuar trupin para duelit të madh. Në përballjen e parë, Tyson peshonte rreth 116 kilogramë, ndërsa pesha e tanishme e tij është afro 124 kilogramë. /Telegrafi/

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori