LAJMI I FUNDIT:

Fitoret e modës nga ndarja e çmimeve “Grammy”: Këto dama të njohura dinë çfarë është definicioni i stilit! (Foto)

Fitoret e modës nga ndarja e çmimeve “Grammy”: Këto dama të njohura dinë çfarë është definicioni i stilit! (Foto)

Shikoni disa nga kombinimet e veshjeve më të bukura nga mbrëmja më prestigjioze e muzikës

Në Los-Angeles është mbajtur mbrëmja më prestigjioze e muzikës e vitit – ndarja e çmimeve “Grammy”, transmeton Telegrafi.


“Nikoqirja” e mbrëmjes ishte këngëtarja Alicia Keys, e cila as për këtë rast nuk ka hequr dorë nga parimi i vet dhe fjalët të cilat i ka thënë para tre vjetësh – që më nuk do të grimohet për të dalë në tepihun e kuq.

Gjatë mbrëmjes gala janë shpallur fituesit nga gjithsej 84 kategori, ndërkaq për nga numri i shpërblimeve përfundimisht është veçuar këngëtarja dhe deri para pak kohësh aktore, Lady Gaga, së cilës duart i qenë të mbushura plot statuja të të famshmëve.

Veç shpërblimeve për punë dhe kontribut në muzikë, disa nga damat e famshme të cilat kanë marrë pjesë në ndarjen e çmimit Grammy shkëlqyen në fushën e modës.

Në galerinë më poshtë shikoni disa nga kombinimet më të mira të veshjeve të cilat rrëmbyen vëmendjen dhe ngazëllyen publikun:

Ndërkaq më poshtë, shikoni edicionet më të këqija të Çmimit Grammy të cilat dëshirojmë t’i harrojmë sa më parë!

Me dëshirën që të jenë ndryshe dhe unike, kanë pasur efekt krejtësisht të kundërt:

/Telegrafi/