Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke cituar shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti, se ka pezulluar fushatën e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe angazhimi për njohje.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “heqja dorë edhe pa afat nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe angazhimi për njohje të reja rrezikon të bëhet një fusnotë e dytë që do të përcjell Kosovën edhe për shumë vite tjera”.
“Në vitin 2012, Thaçi dhe e deleguara e tij në dialog, Edita Tahiri, reduktuan Republikën e Kosovë në Kosovo*. U tha se fusnota do të shkrihet si një fluskë bore e cila asjëherë nuk u shkri përkundër verave të nxehta dhe dimrave të butë. 9 vjet pas, qershor 2020, Thaçi dhe këlyshi tij Hoti bënë një hap tutje. Për interesat e Vuçiqit dhe shefit të tij Thaçit, Hoti hoqi dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare sic e tha “deri me datë 27 qershor 2020”. Sot jemi 20 korrik 2020 por nuk ka akoma asnjë deklarim nga asnjëri rreth këtij pezullimi”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Drejt në fusnote të dytë…
Heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe angazhimi për njohje të reja përbën një akt të paprecedent në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Heqja dorë edhe pa afat nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe angazhimi për njohje të reja rrezikon të bëhet një fusnotë e dytë që do të përcjell Kosovën edhe për shumë vite tjera.
Në vitin 2012, Thaçi dhe e deleguara e tij në dialog, Edita Tahiri, reduktuan Republikën e Kosovë në Kosovo*. U tha se fusnota do të shkrihet si një fluskë bore e cila asjëherë nuk u shkri përkundër verave të nxehta dhe dimrave të butë.
9 vjet pas, qershor 2020, Thaçi dhe këlyshi tij Hoti bënë një hap tutje. Për interesat e Vuçiqit dhe shefit të tij Thaçit, Hoti hoqi dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare sic e tha “deri me datë 27 qershor 2020”. Sot jemi 20 korrik 2020 por nuk ka akoma asnjë deklarim nga asnjëri rreth këtij pezullimi.
Dje, shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “Prishtina … është zotuar të mos bëjë fushatë për njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”. Ai konfirmoi se edhe Serbia ka pezulluar fushatën për çnjohjen e Kosovës ani pse ai po vazhdon të falenderoj shtetet që janë kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës. Më 26 qershor, Daçiqi falenderoi Algjerinë. Por, në fund të fundit, pse do të vazhdonte Serbia me një fushatë të tillë kur Qeveria ilegale e Kosovës po bënë me zell punën e Serbisë “në shenjë të vullnetit të mirë”?!
Deklarimi i Ivica Daçiqit vuri në pah dy gjëra: 1) se heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nuk paska afat; dhe 2) Kryeministri ilegal nuk qenka zotuar të heq dorë vetëm nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare por edhe nga angazhimi për njohje të reja të shtetit të Kosovës.
Pas gjithë kësaj z. Hoti e ka obligim të jap sqarim se deri kur vlenë pezullimi? A është hequr dorë vetëm nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare apo edhe nga njohjet e reja?”, ka shkruar Pacolli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Malin Sharr shpëtohet një alpinist i lënduar çek

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë, flet Grajqevci

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?