LAJMI I FUNDIT:

Fiton një milion dollarë nga bileta që e bleu vetë, gruaja mbetet e shokuar

Fiton një milion dollarë nga bileta që e bleu vetë, gruaja mbetet e shokuar

Një grua nga Michigan bleu një biletë lotarie për vete dhe doli doli të ishte fituese prej 1 milion dollarësh.

Gruaja 66-vjeçare tha se u ndal në Ox’s Smoked Meats në West Main Street në Westphalia për të marrë disa bileta, përcjell Telegrafi.

“Bleva disa bileta lotarie për t’ua dhënë anëtarëve të familjes si dhurata për Krishtlindje, dhe kjo biletë Major Cashword është e vetmja biletë që kam blerë për veten time”, kujtoi ajo.


Gruaja tha se ajo gërvishti biletën e saj me familjen e saj në Krishtlindje.

“E gërvishta biletën dhe mendova se fitova 1000 dollarë. E skanova në aplikacion dhe nuk i besoja kur 1 milionëshi doli në ekran”, tregoi gruaja.

Fituesja tha se lotaria është një traditë e Krishtlindjeve për familjen e saj.

“Unë jap bileta lotarie si dhurata çdo vit dhe babai im ka thënë gjithmonë se një nga këto vite dikush do të fitojë shumë. Nuk mund ta besoj që isha unë! Jam ende në shok”, përfundoi ajo.

Bëhet e ditur se gruaja planifikon të përdorë paratë për të udhëtuar dhe pjesën tjetër do ta kursejë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë

E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë

Interesante
Gjirafa e ngordhur udhëton nëpër rrugët e Amerikës - bëhen virale pamjet e saj

Gjirafa e ngordhur udhëton nëpër rrugët e Amerikës - bëhen virale pamjet e saj

Interesante
Gruaja bëhet virale pasi u shfaq në TV me një lodër të seksit pas vetes

Gruaja bëhet virale pasi u shfaq në TV me një lodër të seksit pas vetes

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Interesante
Kalo në kategori