LAJMI I FUNDIT:

Fitojnë Shkëndija e Struga, Shkupi ngeci në barazim me Voskën

Fitojnë Shkëndija e Struga, Shkupi ngeci në barazim me Voskën

Sot u zhvillua java e parë e sezonit të ri në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Struga, kampione në fuqi, mori një fitore minimale ndaj Tikveshit me golin e vetëm të Compaore në pjesën e dytë. Shkëndija triumfoi në derbin kundër Besës debutuese, duke fituar 3-1 në fushë mysafire.

Ademi shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa për Besën realizoi Selmani nga pika e bardhë për 2-1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.


Në të dytën, Besart Ibraimi, i cili u prezantua së fundmi te Shkëndija, shënoi golin e parë për ekipin e tij të ri, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Në Maxhari të Shkupit, u zhvillua një ndeshje shumë interesante mes Shkupit dhe Voska Sportit. Bardhekaltërtit avancon me Ibishin, por Voska barazoi përmes Jahjas.

Në pjesën e dytë, Voska kaloi në epërsi 3-1 me golat e Osei dhe Jahja, por Shkupi arriti të barazonte me golat e Gueye dhe Edmundson për rezultatin përfundimtar 3-3.

Barazim pati edhe në ndeshjen Pelisteri – Gostivari, me rezultatin 1-1. Gostivari kaloi në epërsi me golin e Potuk, por nikoqirët barazuan me Ristevskin.

Rabotniçki ka mundur 1-0 Sileksin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi dhe Barcelona fuqishëm në garë për yllin e Liverpoolit

Real Madridi dhe Barcelona fuqishëm në garë për yllin e Liverpoolit

La Liga
Jamie Carragher bën parashikim të çmendur për top 6-shen në Ligën Premier

Jamie Carragher bën parashikim të çmendur për top 6-shen në Ligën Premier

Premier League
Nuk kanë hapësirë në ekip, Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit

Nuk kanë hapësirë në ekip, Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit

La Liga
Rrezikohet mbajtja e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 – Qeveria e Kosovës kërkon t’i organizojë vet ato, merr përgjigje negative

Rrezikohet mbajtja e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 – Qeveria e Kosovës kërkon t’i organizojë vet ato, merr përgjigje negative

Sport
Kaos te Hajduku, Gattuso përjashton yllin kroat nga skuadra

Kaos te Hajduku, Gattuso përjashton yllin kroat nga skuadra

Ndërkombëtare

"Slot Ball", tifozët e Liverpoolit me "duar në kokë" për stilin e lojës kundër Sevillas

Ndërkombëtare
Kalo në kategori