LAJMI I FUNDIT:

Fitojnë favoritet në javën e parë në Superligën e Femrave në basketboll

Fitojnë favoritet në javën e parë në Superligën e Femrave në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Xhiroja e parë e Superligës së Femrave ka kaluar në shenjë të favoritëve.

Kampionia e Kosovës, Penza, ka shënuar fitore të pritur ndaj Trepçës në udhëtim me rezultat 53-88 (7:23, 16:17, 15:23, 15:25).

Vashat pejane dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Te Trepça u dalluan Alma Muzliukaj me 13 pikë e shtatë kërcime, kurse te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 15 pikë e 10 kërcime, Briana Williams me 26 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, Valbona Bytyqi me 15 pikë e 5 kërcime dhe Ermelinda Gjuka me 13 pikë e 8 kërcime.


Fitore edhe më bindëse ka shënuar Prishtina, që ka mundur Kastriotin 70-20 (18:7, 23:6, 15:2, 14:5).

Përkundër se pushuan disa lojtare, skuadra prishtinase shënoi fitore të merituar, ku u dalluan Merisa Bilalli me 13 pikë e 12 kërcime dhe Dona Bytyqi me 17 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Kastrioti u dallua Anita Grainca me gjashtë pikë e 13 kërcime.

Fitore shënoi edhe Bashkimi, që mundi Vëllaznimin në udhëtim 38-91 (5:19, 12:26, 12:24, 9:22).

Te Bashkimi u dalluan Chervelle Cox me 23 pikë e 18 kërcime, Dea Qejku me 17 pikë e nëntë kërcime, Era Shatri me 12 pikë, 6 kërcime e 6 asistime dhe Besjana Martinaj me 10 pikë e 5 asistime.

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori