LAJMI I FUNDIT:

Fitoi 18 milionë euro nga meçi ndaj Klitschkos, por festa e Joshuas ishte shumë e thjeshtë

Fitoi 18 milionë euro nga meçi ndaj Klitschkos, por festa e Joshuas ishte shumë e thjeshtë

Kampioni botës, Anthony Joshua, jeton me këmbë në tokë, ashtu që e ka festuar në mënyrë shumë të veçantë triumfin e tij ndaj Wladimir Klitschkos.

Boksieri i peshave të rënda realizoi fitore sensacionale në Wembley kundër veteranit ukrainas duke përfituar 15 milionë funte (18 milionë euro) nga ky meç.

Mirëpo, 27 vjeçari vendosi ta festonte këtë triumf në një mënyrë shumë të thjeshtë: duke ngrënë një kek të shkërmoqur molle dhe duke u shtrirë për të pushuar.


Rezidenca ku Joshua qëndroi para duelit ndaj Klitschkos, ai pagoi qira prej 24 mijë eurosh në javë (Foto)
Lexo po ashtu Rezidenca ku Joshua qëndroi para duelit ndaj Klitschkos, ai pagoi qira prej 24 mijë eurosh në javë (Foto)

Për më shumë, ai ka thënë se mezi ka pritur të kthehej në shtëpi që ta takonte nënën e tij.

Përkundër famës dhe pasurisë së madhe, Joshua është kthyer për të jetuar me nënën e tij dhe nuk e ka në plan që të zhvendoset nga banesa e saj.

“Nëna ime më jep dashuri pa kushte. Çmimet dhe gjësendet janë të mira, por unë ia shpaguaj dashurinë nënës time duke e prezantuar vetën sa më mirë që mundem, në mënyrë që ajo mund të shkojë kudo dhe të thotë: ‘Ai është djali im’”, ka deklaruar Anthony.

Thuhet se britaniku mund të bëhet boksieri që kalon shifrën prej një miliard funtesh pasuri, mirëpo ai preferon të bëjë jetë të thjeshtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori