LAJMI I FUNDIT:

Fitimi i bankave arrin në 30.5 milionë euro

Fitimi i bankave arrin në 30.5 milionë euro

Të gjitha bankat komerciale në vend nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit maj kanë arritur të sigurojnë një fitim të pastër prej 30.5 milionë eurosh. Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shihet se fitimi është më i vogël për rreth 9 milionë euro

Bankat komerciale në vend edhe më tutje vazhdojnë të kenë afarizëm të suksesshëm, derisa bizneset tjera të mëdha po përballen me vështirësi të shumta. Duke u bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se të gjitha bankat komerciale në vend nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit maj kanë arritur të sigurojnë një fitim të pastër prej 30.5 milionë eurosh.

Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shihet se fitimi është më i vogël për rreth 9 milionë euro, ku bankat siguruan një fitim neto prej 39.2 milionë eurosh. “Gjatë kësaj periudhe kohore të hyrat e bankave kanë qenë 94.7 milionë euro e ku nga kjo shumë të hyrat nga interesi kanë qenë 73.8 milionë euro.


Ndërkaq në periudhën e njëjtë kohore shpenzimet kanë qenë 64.2 milionë euro, ku nga kjo shumë shpenzimet e interesit kanë qenë 8 milionë euro, derisa shpenzimet gjenerale dhe administrative kanë qenë 39.9 milionë euro”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Gjithnjë duke u bazuar në këtë raport shihet se gjatë kësaj periudhe kohore norma në kredi për ekonomi familjare ka qenë 7,8 për qind, derisa për ndërmarrje ka qenë 7,3 për qind. Ndërkaq në anën tjetër, norma mesatare e interesit për depozita për ekonomi familjare ka qenë 0,7 për qind, derisa për biznese ka qenë 1,5 për qind. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Kalo në kategori