LAJMI I FUNDIT:

Fitimet marramendëse të Furyt dhe Whytes pas super meçit të zhvilluar në Wembley

Fitimet marramendëse të Furyt dhe Whytes pas super meçit të zhvilluar në Wembley

Tyson Fury ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit të botës WBC.

Boksieri britanik vazhdon si i pamposhtur në boksin profesionist me 32 fitore dhe vetëm një barazim.

Në stadiumin legjendar ‘Wembley’ në Londër të pranishëm ishin 94 mijë tifozë për ta parë nga afër këtë super duel, derisa miliona të tjerë e panë nga ekranet televizive.


Përveç fitores dhe mbrojtjes së titullit, Fury ka fituar edhe miliona euro nga ky meç që e fitoi ndaj Dillian Whyte.

Gruaja shtatzënë e Tyson Furyt feston fitoren bashkëshortit duke e quajtur atë "më të madhin e të gjitha kohërave"
Lexo po ashtu Gruaja shtatzënë e Tyson Furyt feston fitoren bashkëshortit duke e quajtur atë "më të madhin e të gjitha kohërave"

Fury pas këtij triumfi ka fituar 26 milionë funte (31 milionë euro), derisa në anën tjetër Whyte fitoi 5,5 milionë funte (6,5 milionë euro).

Pas kësaj fitore, në stadiumin legjendar ‘Wembley’, Fury e vlerësoi lartë kundërshtarin e tij, Whyte, teksa thuri elozhe për veten dhe foli për pensionimin.

“Dillian Whyte është një luftëtar dhe besoj se do të jetë kampion bote”, ka thënë fillimisht Fury.

“Ai është i fortë si një dem dhe ka zemrën e një luani, por sonte ai u takua me një të madh në sport, një nga peshat më të rënda të të gjitha kohërave”.

Fury e vlerëson Whyten, por ngrit lartë edhe veten – ‘Gipsy King’ flet edhe për pensionimin
Lexo po ashtu Fury e vlerëson Whyten, por ngrit lartë edhe veten – ‘Gipsy King’ flet edhe për pensionimin

“Unë mendoj se edhe Lennox Lewis do të ishte krenar për atë uppercut”.

“Jam një njeri i fjalës. Kjo mund të jetë përballja e fundit për ‘The Gypsy King’ dhe çfarë mënyrë për tu pensionuar!”, përfundoi britaniku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Kalo në kategori