Fitim Meniqi është zgjedhur sot u.d. drejtor i Spitalit "Sheikh Zayed" në Vushtrri.

Kështu ka njoftuar vetë spitali përmes një njoftimi, shkruan Telegrafi.


Bëhet e ditur se Meniqi është specialist i Radiologjisë dhe ka punuar në QKMF në Vushtrri.

"Dr. Meniqi është specialist i Radiologjisë. Ka punuar si mjek i përgjithshëm në QKMF, në Vushtrri. Është punësuar si Radiolog në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, nga viti 2018. Në kuadër të Spitalit ka bartur pozita të ndryshme, si anëtar i Këshillit Drejtues, u.d. shef i Këshilli Profesional dhe po ashtu ka qenë shef i Reparit të Radiologjisë", thuhet në njoftim.

Ai ka një angazhim të njohur për qytetarët dhe pacientët e tij në fushën specialistike dhe hulumtuese. /Telegrafi/