Fisnik Asllani po e vazhdon karrierën te Austria Vjena ku është në huazim nga Hoffenheim, ndërsa në ndeshjen e sotme ai shkëlqeu me gol dhe asistim.

Austria Vjena mori një fitore ndaj BW Linz me rezultat 4-0, ku sulmuesi shqiptar ishte protagonist.


Ai fillimisht asistoi te goli i parë i ndeshjen në minutën e 38-të kur shënoi Andreas Gruber.

asllani 1 1

Asllani arriti të shënojë që në fillim të pjesës së dytë për rezultatin 3-0, ndërsa deri në fund u shënua edhe një gol.

Sulmuesi luajti deri në minutën e 71-të dhe nga Sofa Score u vlerësua me notën 8.1.

Përveç golit dhe asistimit, Asllani kishte tre gjuajtje drejt kuadratit, tri pasime kyçe dhe gjashtë duele të fituara.

387328024 721841873319879 2182168791173085440 n

Asllani luan te Gjermania U19 dhe është nga shpresat më të mëdha të këtij vendi. /Telegrafi/

telegrafi sport app